KUNDËRVË
kal.
- Vë ballë për ballë sende a dukuri për të nxjerrë në dukje mungesën e ngjashmërisë ose tiparet e kundërta; ballafaqoj a krahasoj sende a dukuri të kundërta. Kundërvë dy teori (dy teza, dy sisteme shoqërore). Kundërvë mendimet.
- I vë diçka përballë si pengesë, i vë diçka përpara për ta penguar ose për ta ndaluar. I kundërvë marksizmin ideologjisë borgjeze.