Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    KUNDREJT

    1. I. ndajf. Ballë për ballë; përball, përkundrejt. I rri kundrejt. II. parej. Përdoret me një emër, përemër a numëror në rasën rrjedhore për të treguar: 1. Vendin për ballë dikujt a diçkaje; përkundrejt... Rrinte kundrejt monumentit.
    2. Dikë a diçka që na takon, që lidhet me ne, që duhet ta përkrahim, ta mbrojmë etj.; ndaj. Detyra kundrejt atdheut (kundrejt prindërve). Qëndrimi kundrejt shokëve.
    3. Në shkëmbim me...; për ... kundrejt një shume të caktuar.
    4. Në krahasim me... Kundrejt vitit të kaluar.