KUQ
Ias.
- Të qenët i kuq; ngjyra e kuqe, e kuqja: i ra një të kuq në fytyrë; / gjymtyrë e parë e emërtimeve të pathjeshta nga fusha e mjekësisë: të kuqtë e madh sëmundje e rëndë ngjitëse, që shfaqet me ethe dhe me mahisje të lëkurës.
- Laps i kuq ose bojë e kuqe, që përdorin gratë për të lyer buzët: lyhet me të kuq.
IIkal.
- Ngjyej ose lyej me bojë të kuqe; skuq: kuqi trikon; kuqi buzët.
- Fërgoj: kuq qepën (patate).
- fig. (me trajtë të shkurtër përemërore) e njollos moralisht, e turpëroj; ia punoj keq; ia skuq: ia kuqi biografinë.
IIImb.
- Që ka ngjyrën e gjakut ose të afërt me të: flamur i kuq; verë e kuqe; / i skuqur, i përskuqur; i kuqërremë: me faqe të kuqe.
- Gjymtyrë e dytë në disa emërtime të pathjeshta nga fusha e botanikës dhe e zoologjisë: panxhar i kuq (bot.) lloj panxhari i kuq; morri i kuq (zool.) lloj morri si i kuq; merimanga e kuqe (zool.) lloj merimange me trup si të kuq.