KUQËRREMË
mb.
- Që vjen si i kuq, që ka ngjyrë në të kuqe. Gjethe të kuqërreme. Qiell i kuqërremë. Tokë e kuqërreme. Flokë të kuqërremë. Fytyrë e kuqërreme.
- Përdoret si gjymtyrë e dytë e emërtimeve të pathjeshta të disa kafshëve e shpendëve, që i kanë puplat a qimet si të kuqe. Trumcaku i kuqërremë. Miellngrënësi i kuqërremë.