Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    KUQËRRISET

    vetv.
    1. Merr një faqe të kuqe (një gjellë, buka, mishi etj.) pasi futet në furrë, përskuqet. U kuqërris pula (gjeli i detit).
    2. Fillon të piqet, jep shenjat e para të pjekjes, përshenjet, përskuqet (për disa pemë si qershitë, rrushi i zi etj.). U kuqërrisën qershitë.