Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    KURDIS

    kal.
    1. Mbledh sustën a zemberekun e një ore ose të një mekanizmi, duke e rrotulluar me një çelës, me qëllim që të lëvizë e të punojë vetë, ngreh; kund. shkurdis. Kurdis orën. Kurdis një lodër fëmijësh (makinën). Kurdis gramafonin.
    2. fig. bised., keq. Nxit a shtyj një njeri kundër dikujt, e bëj dikë që të flasë a të veprojë ashtu siç dua unë për një qëllim të caktuar.
    3. fig. keq. Organizoj me paramendim një komplot, intriga etj. kundër dikujt, thur. Kurdisin plane (komplote, intriga, provokacione).
    4. muz., bised. Akordoj; kund. shkurdis. E kurdisi kitarën.
    5. bised. Bëj, ndreq diçka. Kurdisi një shtëpi të mirë (një pallat).