Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    KURESHTAR

    Im. sh.
    1. Ai që ka dëshirë të madhe për të parë diçka, për të mësuar një të fshehtë, për të hyrë në hollësira etj.; ai që ka kureshtje. Kureshtarët e vegjël.
    2. keq. Ai që është i prirur të dijë gjithçka, të marrë vesh edhe hollësira të parëndësishme edhe për gjëra që nuk i përkasin e nuk kanë të bëjnë me të; ai që ka kureshtje të tepruar.
    IImb.
    1. Që ka kureshtje. Djalë kureshtar. Vajzë kureshtare.
    2. keq. Që ka kureshtje të tepruar. Plakë kureshtare. Mos u bëj kureshtar!