KURORËZOJ
kal.
- vjet. I vë kurorë një çifti kur martohet, bëj ceremoninë fetare të martesës. Më përpara i kurorëzonin të martuarit në kishë.
- hist. I vë kurorën një monarku a një sundimtari, e shpall mbret a sundimtar duke i vënë mbi kokë një kurorë, si simbol i pushtetit. Kurorëzoi mbretin.
- vet. veta III. Rrethon, qarkon. Kodrën e kurorëzon një ullishtë.
- fig. Përfundoj me sukses një punë, një detyrë, një aksion etj. të filluar mirë; i jap fund me sukses. E kurorëzuam me sukses aksionin.