Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    KURRË

    ndajf.
    1. Asnjëherë, në asnjë kohë, në asnjë rast, në asnjë rrethanë. Më shumë se kurrë. Si kurrë ndonjëherë. Më i fortë se kurrë. O tani o kurrë! Nuk ka ndodhur kurrë. Kurrë nuk do të vijë! Më mirë vonë se kurrë. fj. u. Mos të qaftë syri kurrë! ur.
    2. Ndonjëherë. A ke parë kurrë ti ujk? A ke hipur kurrë në vapor?

      Shprehje

      • Çmos kurrë shih te ÇMOS. Kurrën e kurrës asnjëherë e në asnjë mënyr ë(me kuptim të përforcuar).