Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    KURSE

    lidh.
    1. Përdoret për të lidhur fjali të bashkërenditura, që shprehin veprime a gjendje të kundërta ose që përqasen; ndërsa. Ditën punonte, kurse natën vazhdonte shkollën. Ai ishte ushtar, kurse i vëllai punonte në kooperativë.
    2. bised. Meqenëse, meqë, duke qenë se; përderisa. Kurse qenka puna kështu, unë po iki. Kurse nuk di gjë, pse flet kot?