Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    KURTH I

    m. sh.
    1. Mjet prej druri a prej metali, i ndërtuar posaçërisht për të zënë kafshë të egra, minj, zogj etj.; çark, grackë. Kurth minjsh. Zë me kurth. Nuk zuri gjë kurthi.
    2. Vend i fshehur, i rrethuar a i mbyllur, nga i cili nuk mund të shpëtojë ose e ka shumë vështirë të dalë ai që futet aty. E tërhoqën armikun në kurth.
    3. fig. Gjendje e vështirë që krijohet me dredhi e me keqdashje për dikë për ta dëmtuar a për ta asgjësuar; dredhi që i kurdiset dikujt pas shpine. Ra (e futi, e shtiu) në kurth. Ngrinte kurthe. Shpëtoi nga kurthi.