KUSHDO
- (gjin. i, e KUJTDO; dhan., rrjedh. KUJTDO; kallëz. KËDO) pakuf. 1. Çdo njeri (pa dallim), gjithsecili (i marrë veças nga ata që bëjnë pjesë në një grup me të); gjithkush; cilido, cilido qoftë. Kushdo qoftë. Le të vijë kushdo. Le t`ia thotë kujtdo. Kushdo që vjen. E di më mirë se kushdo. Ka të drejtë kushdo. Le të niset me këdo.
- Secili. Kushdo nga djemtë (nga vajzat).