Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    KUSHËRI

    m. sh.
    1. Djali i xhaxhait, i dajës, i tezes a i hallës ose secili nga fëmijët a pasardhësit e tij kundrejt meje ose kundrejt fëmijëve të mi. Kushëri i parë (i dytë). Kushëri i largët (i afërt). Kushërinjtë nga nëna. E kam kushëri. Jemi kushërinj. Ka shumë kushërinj.
    2. në sh. Bij e bija ose radhë breznish që rrjedhin nga një stërgjysh i përbashkët; tërësia e familjeve që janë të një barku a të një gjaku, gjak e gjëri, farefis. U mblodhën të gjithë kushërinjtë.