Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    KUSUR

    m. sh.
    1. Të holla që i kthehen dikujt nga shitësi, kur ky blen diçka, e cila kushton më pak sesa paratë që i jep ai shitësit; mbetja nga një shumë të hollash; mbetje. I ktheu (i dha) kusurin. Mori (kërkoi) kusurin.
    2. bised. Pjesa që mbetet nga një tërësi a nga një grup sendesh ose frymorësh; pjesa që mbetet nga një kohë. Disa ikën, kusuri ndenjën. Unë po marr pjesën time, kusurin merre ti. Kusurin e kohës e përdor për të lexuar.
    3. bised. Diçka e padëshirueshme dhe e mërzitshme, që sjell shqetësim e telashe për dikë, bela, taksirat; hall. Kusur e ka. E zuri kusuri. Nuk mbaroheshin kusuret. Ç`kusur e kam unë! pse të marr përsipër një bela që nuk më përket!
    4. bised. E metë, mungesë; huq, ves; gabim, faj, gjynah. Njeri me kusure. Ka vetëm një kusur. Ka edhe ai kusuret e veta. Ia falën kusuret. E kreu punën pa asnjë kusur. Kusur s`i la.
    5. përd. ndajf. E më shumë, e ca. Tridhjetë e kusur vjeç. Njëzet e kusur vjet më parë.

      Shprehje

      • S’la kusur bëri gjithçka mund të bëhej për një punë, i bëri të gjitha përpjekjet e mundshme, s`la gjë pa bërë. Nuk i la kusur dikujt s'i la gjë pa thënë, ia numëroi të gjitha.