Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    LAGË

    f. sh.
    1. Pikë e vogël uji, pikë shiu; lagështi. Lagë shiu. Ka lagë toka. Nuk mban lagë.
    2. Pjesa e rruzullit tokësor që është e mbuluar me ujë (në kundërvënie me pjesën e thatë); uji (deti, liqenet, lumenjtë) në përqasje me tokën; kund. tetë. Dy të tretat e rruzullit i zë laga. Doli nga laga në tokë.
    3. Ana e lagur e një cope tjegulle a e një pete prej guri në lojën lagaterë; kund. terë. Do lagën apo terën?
    4. Sasi fare e vogël e diçkaje të lëngët, një pikë. Një lagë qumësht. Nuk ka asnjë lagë.