Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    LAGËT

    Ias.
    1. Lagështirë. Toka ka të lagët. Të lagëtit e tepërt s’u bën mirë të lashtave.
    IImb.
    1. Që ka ujë a lagështirë, i qullur; që ka thithur ujë; i njomur; kund. i thatë. Rroba të lagëta. Me këmbë të lagëta. Me flokë të lagët. Lesh (pambuk) i lagët. Tokë e lagët. Dru i lagët.
    2. I lagësht, që është me reshje (për stinët, motin). Mot (muaj) i lagët. Vjeshtë e lagët. Klimë e lagët.

      Shprehje

      • Pushkë e lagët mospërf. njeri që nuk vlen fare; njeri që s’ia shkrep, i ngathët, i paaftë.