LAJ
kal.
- Pastroj me ujë, me sapun etj.; e fut diçka në ujë a në një lëng tjetër dhe e fërkoj për t'i hequr papastërtitë: laj trupin (duart, dhëmbët); laj enët (pjatat); macja lan kotelet i lëpin me gjuhë; i lau faqet me lot (fig.) i rridhnin lotët çurg; laj filmin përpunoj me lëndë kimike një film fotografie; sa pa larë sytë (fig.) shumë herët, që pa gdhirë; e lau me të puthura (fig.) e puthi shumë.
- I heq ndryshkun diçkaje duke e fërkuar; kallajis: e lau shpatën; e lau tepsinë; / bised. i heq gjërat e huaja e të panevojshme, pastroj, qëroj; e sheshoj a e lëmoj diçka; i heq degët një druri: laj pusin (kanalin); i lau shiu arat; e lau dërrasën me zdrukth.
- E vesh diçka me lëngun e një metali të çmuar; praroj: e lau me ar (me argjend).
- Edhe fig. i kthej borxhin dikujt; shlyej; shpaguaj: i lau gabimet (mëkatet); e lau me gjak (me djersë) e pagoi me jetën e vet a me mundime të mëdha.
- fig. Shfajësoj: laj veten shfajësohem; me gojë të lan, me dhëmbë të çan (fj. u.) shtihet i mirë, por të bën të keqen.
- v. III (me trajtë të shkurtër përemërore) bised. më heq shumë barku.
- v. III (me trajtë të shkurtër përemërore), edhe fig., bised. më rrëmben, më përlan: të lan era (veriu); e laftë mortja! (mallk.) vdektë.
- fig. Hedh vështrimin: deri ku lan syri i njeriut; / v. III përhap dritën gjithandej, i jep shkëlqim: dielli lau malet.