LAJTHIT
jokal.
- Gaboj pa dashur, bëj një gabim të vogël; ngatërrohem për diçka dhe gaboj. Ndonjëherë edhe lajthitim. Asnjëherë nuk lajthit.
- kal. Marr një drejtim tjetër gabimisht; e ngatërroj diçka (edhe fig.). E lajthitëm udhën. E lajthiti shtëpinë. E lajthiti fjalën. Ia lajthiti emrin.
- edhe kal. fig. Luaj mendsh, prishem nga mendtë, çmendem; e prish nga mendtë, e çmend. Ka lajthitur fare. E lajthiti të shkretin.