Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    LAKADREDHË

    f. sh.
    1. Vijë që lakohet herë në njërën anë e herë në anën tjetër; lak a bërryl i diçkaje, kthesë herë në një anë e herë në anën tjetër; dredhë. Lakadredhat e lumenjve. Rrugë me lakadredha.
    2. Vegël si hark e me një fill prej kordhe të tërhequr, që përdoret për të shprishur leshin, pambukun etj.
    3. krahin. Shkop i dyfishtë, që përdoret për të rrahur misrin.
    4. fig. Dredhi. Nuk hoqi dorë nga lakadredhat.