LAKANIS
kal.
- E bëj copë-copë diçka, e bëj thela-thela, duke e shqyer; e grij imët. E lakanisi mishin. E lakanisi lëkurën.
- E ndaj diçka në pjesë të vogla, e copëtoj. E lakanisën vendin.
- bised. E rrah fort dikë, ia bëj lëkurën copë, e bëj fërtele, e gjakos. E lakanisën qenin.
- fig. E mundoj shumë dikë, e sfilit.