LAKORE
f. sh.
- gjeom. Vijë e përkulur si lak, vijë e lakuar.
- Kthesë rrugë ose lumi, dredhë, bërryl. Lakore lumi. Rrugë me shumë lakore.
- Udhë me shumë dredha në një të përpjetë a të tatëpjetë; shulore. Lakorja e Llogorasë.
- Xhokë leshi për burra, zakonisht në ngjyrë të zezë, e gjatë deri në brez, me mëngë të shkurtra dhe me xhufka përpara. Mbante lakore.