Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    LAKURIQ

    Im. sh.
    1. zool. Lakuriqës. Lakuriqi i natës.
    2. gjell. Gatesë me miell, me gjalpë, me vezë etj., që shtrohet në tepsi pa u mbuluar me petë dhe piqet në furrë. Lakuriq me qumësht (me kungull, me ajkë). gjell. Laropitë.
    IImb.
    1. Që nuk ka asnjë rrobë në trup, i zhveshur krejt. Me shtat (me trup) lakuriq. Ishte fare lakuriq.
    2. Që nuk ka gjethe fare; që nuk ka asnjë lloj bimësie; i zhveshur. Degët lakuriqe të pemëve. Vend lakuriq.
    3. fig. Që shfaqet, duket a thuhet hapur, i hapur; që nuk mbulohet me zbukurime të ndryshme. E vërteta lakuriqe.