LAPS
Ijokal. krahin.
- Lodhem shumë, këputem, mekem: lapsi i sëmuri; / kal. e lodh shumë dikë, e mundoj mjaft: mos e laps më djalin!
- E dua shumë dikë a diçka, dëshirohem për të: laps fëmija për t'ëmën.
IIm. sh.
- Shufër e hollë grafiti ose ndonjë lëndë tjetër me ngjyrë, e veshur me një mbulesë të drunjtë, që përdoret për të shkruar a për të vizatuar; kalem: laps i zi (me ngjyra).
Shprehje
- I bie lapsit (kalemit) i bën mirë hesapet; e llogarit diçka si i del më mirë; i hyri me laps (diçkaje) e llogariti mirë një punë; me laps (me kalem) në dorë në krye të punës, gati; e mprehu lapsin (penën) libr. e thelloi përmbajtjen dhe e përsosi më tej formën, stilin etj. në shkrimet e tij; e mprehu kritikën, luftën etj. kundër dikujt a kundër diçkaje në shkrimet e tij.