Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    LARËS

    Im. sh.
    1. Ai që merret me larjen e diçkaje; ai që punon me makinën larëse. Larësi i pjatave (i makinave, i shisheve).
    2. Përdorëse druri, me të cilën rrahin rrobat kur i lajnë, pallë rrobash, kopan. Larësi i rrobave.
    3. Lloj zdrukthi, që rrafshon e lëmon mirë. I hoqi një larës. I ra dërrasës (i lau dërrasat) me larës.
    4. vjet. Dëshmitari që betohej para gjyqit se dikush ishte i pafajshëm dhe e nxirrte këtë të larë. Kërkonte larës.
    5. etnogr. Verore që u vihej fëmijëve në dorë a në qafë ditën e verës.
    6. Përd. mb. sipas kuptimit 3 të emrit. Zdrukth larës.
    IImb.
    1. Që përdoret për të larë rrobat, trupin etj., që shërben për të larë. Makinë larëse. Pluhur larës. Dhe larës botë.