LARGËSI
f. sh.
- vet. nj. Të qenët larg, të ndodhurit në një vend që është larg nga diçka tjetër; kund. afërsi. Në largësi larg.
- Hapësira që ndan dy pika, dy vija, dy trupa a dy vende që nuk ndodhen ngjitur, që janë të ndarë njëri nga tjetri; rruga që bën një trup kur lëviz, gjatësia e rrugës që përshkon ai nga pika e nisjes deri në pikën e mbërritjes. Largësia e Diellit (e Hënës) nga Toka. Largësia e qitjes. Largësia e Durrësit nga Tirana. Largësia e hedhjes së gurit. Ndodhen në një largësi prej dhjetë kilometrash. Kjo largësi përshkohet për një orë. S`ka shumë largësi.
- vet. sh. Tokat a vendet që shtrihen larg një qyteti, një fshati etj., vende të largëta nga një qendër e banuar. Ndodhej diku në largësi.
- Pjesë kohe e ndërmjetme, koha ndërmjet dy ngjarjeve të ndryshme. Në një largësi prej pesëqind vjetësh.