Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    LARGOHEM

    vetv.
    1. Shkoj larg dikujt a diçkaje, vete më tutje, iki larg; kund. afrohem. U largua nga zjarri. U largua nga bregu. Largohu! usht., sport. komandë për të zmadhuar largësinë midis rreshtave, për t'i bërë ato më të lira.
    2. Iki prej dikujt, ndahem prej tij; e lë një vend; kund. kthehem, vij. U larguan nga fshati (nga qyteti). U largua nga familja (nga shtëpia). U largua nga i ati. U largua përkohësisht (përgjithnjë).
    3. fig. Shkëputem nga një njeri tjetër e ftohem me të, i pres lidhjet e marrëdhëniet e afërta me të; kund. afrohem. Është larguar nga shokët (nga të afërmit). M`u largua nga zemra.
    4. fig. I shmangem dikujt a diçkaje, i bëj bisht. U largohet njerëzve të panjohur. I largohet sherrit (rrezikut). U largohet fjalëve (thashethemeve). Nuk i largohet punës (përgjegjësisë).
    5. vet. veta III. Bëhet më i largët, shtyhet në kohë një veprim, një punë a një ngjarje; ikën a kalon një kohë e caktuar; kund. afrohet. U largua ajo ditë. U larguan ato ngjarje. U largua shumë afati.
    6. Jam i ndryshëm nga dikush, nuk ngjaj me të; vet. veta III dallohet prej diçkaje tjetër, bëhet e ndryshme prej saj (për sendet, dukuritë etj.); kund. afrohem. Largohen në mendime (nga pikëpamjet, nga shijet). Largohen nga ngjyra. Largohen në disa pika (në disa drejtime).
    7. vet. veta III fig. (me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore). Më del diçka që më mundon, më ikën. Iu largua mërzia (frika). Iu largua dhimbja.
    8. Pës. e LARGOJ 1.