Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    LARGPAMËS

    mb.
    1. Që është i aftë të parashikojë zhvillimin e ngjarjeve në të ardhmen, që i sheh shumë kohë më parë rrjedhimet e pasojat e tyre; që përgatitet e merr masa me kohë për diçka, të cilën e parashikon se do të ndodhë në të ardhmen, që sheh larg. Njeri largpamës. Udhëheqje largpamëse. Politika e drejtë e largpamëse.
    2. Përd. em. sipas kuptimit të mbiemrit (për njerëzit).