LART
Indajf.
- Në largësi të madhe nga toka ose nga një sipërfaqe tjetër në drejtimin pingul; në hapësirën mbi tokë; më sipër se diçka tjetër ose se zakonisht; përpjetë; drejt përpjetë; kund. ulët; poshtë: lart e më lart; fluturon lart; nga poshtë lart; u ngjit lart.
- Mbi diçka; në një vend të ngritur; në pjesën e mësipërme; sipër; kund. poshtë: lart mbi çati; lart në pemë (në mal); siç e përmendëm më lart.
- Më shumë se një masë a se një sasi e caktuar, më shumë se një pjesë kohe; shumë: pesë vjeç e lart; lart nga njëqind veta; e vlerësoi (e ngriti) lart (dikë a diçka); / fig. më mirë a më shumë se të tjerët; në lartësinë e duhur; kund. poshtë: është (qëndron) lart.
- bised. Në organet eprore të administratës shtetërore, në organet qendrore e urdhërdhënëse; kund. poshtë: u shqyrtua (u vendos) lart; me urdhër nga lart.
- Me zë të hollë e të tingëllueshëm: e mori shumë lart (këngën).
- Si kallëz. ngre, çoj: lart frymën e mobilizimit.
IIparafj.
- (r. rr.) bised. sipër; mbi: i shkoi guri lart kokës.
Shprehje
- Lart e poshtë (poshtë e lart) gjithandej, poshtë e përpjetë; tutje-tëhu.