Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    LARUSH

    mb.
    1. I larmë, lara-lara. Lopë (dele, dhi, mace) larushe. Ka (viç, dash, cjap, qen) larush. Peshk larush. Me sy larushë. Shami larushe. Misër (rrush) larush. Fasule (groshë) larushe.
    2. edhe mospërf. Që ka përbërje të ndryshme, me njësi a me pjesë jo të njëjta, i përzier. Turmë larushe. Çetë larushe.
    3. Përd. em. sipas kuptimit 1 të mbiemrit (kryesisht për kafshët e shpendët). Ngordhi larushja.