Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    LË

    If. sh.
    1. Tingulli ose shkronja l.
    IIkal.
    1. Nuk e luaj diçka nga vendi; nuk e marr me vete dikë a diçka, largohem pa të; e harroj diku: e lanë kashtën në lëmë; i la fëmijët në Gjakovë; ku e le disketën?; kali i botës të lë në udhë (fj. u.).
    2. Vendos; vë; lëshoj: i la arkat prapa shitores; lëri pjatat (gotat) mbi tryezë!; e la shtrirë; s'e lë librin nga dora (edhe fig.).
    3. Edhe fig., më hiqet a më mbetet diçka nga trupi diku; humb: e la leshin nëpër ferra (delja); e la krahun (këmbën) në luftë; i la paratë në bixhoz; la bishtin (dikush) iku menjëherë, ia mbathi me të katra; la kockat (keq.) vdiq; la kokën (kryet) vdiq.
    4. Heq a vë mënjanë diçka dhe e ruaj më vonë a për dikë tjetër; i jap diçka dikujt për ta ruajtur a për ta përdorur; ia jap si trashëgim;: i la paratë në bankë; e la gjellën në frigorifer; ia la mollët të vëllait; i la makinën; ia ka lënë babai (gjyshi).
    5. Edhe fig. i besoj a i ngarkoj një detyrë ose një punë, i jap një porosi, një këshillë etj.: i la një porosi (një amanet); na e kanë lënë të parët tanë; i ka lënë emër të mirë (nam të keq) (dikujt); ia la barrë (dikujt) ia ngarkoi një punë; ia la në kurriz (në qaje) (dikujt) ia la barrë; ia la në besë (dikujt) ia besoi; ia la në dorë (dikujt) ia besoi ta mbajë a ta zgjidhë diçka; ia hodhi fajin dikujt; s'i la gjë pa thënë e qortoi a e shau shumë, i foli mbarë e mbrapsht.
    6. Edhe fig., bëj një shenjë a një gjurmë diku; bëj një përshtypje, shkaktoj një pasojë: i la shenjë (njollë); la mbresa të mira (të këqija); la nam bëri përshtypje shumë të keqe.
    7. Edhe fig. i jap mundësi të bëjë diçka, nuk e pengoj; lejoj; bëj që të ketë diçka; e liroj një vend: e la të shkojë (të hyjë, të dalë); nuk e lë të pijë raki (duhan, drogë); i lë dorë (fushë, shesh) të lirë e lejoj të veprojë lirisht; i ka lënë kohë ka pasur kohë; i la pak vend; e lë të lirë kalimin; lë shteg (për diçka) (i lë shteg (diçkaje) dyshoj për diçka; krijoj mundësitë që të bëhet diçka: i la rrugë (udhë) (diçkaje) e lejoi që të ikë; i bëri lëshim.
    8. E mbaj diçka; e ruaj siç është; e lejoj të vijojë; bised. e vë dikë në një punë; e mbaj a e lejoj të bëjë një punë etj.; kund. heq: e lanë në listë (në rendin e ditës); e la jashtë (diçka) nuk e përfshiu; e kanë lënë rojë (portier); e la mënjanë (dikë a diçka); e lë në heshtje (diçka).
    9. bised. E caktoj diçka në një kohë të përshtatshme, vendos një afat; e shtyj për më vonë: ka lënë takim (me dikë); dasmën e lanë për në vjeshtë; e la (e bëri) me fjalë (me dikë) e vendosi me dikë, u mor vesh për diçka; punën e sotme mos e lër për nesër! (fj. u.).
    10. Braktis një punë, nuk e përfundoj; heq dorë; ndahem prej dikujt; largohem nga një vend; bised. ndaj bashkëshortin: nuk e lë punën (mësimin); e la stërvitjen (lojën); la shtratin u ngrit nga gjumi; u shërua; e la rakinë (duhanin) nuk e pi më; e la gjiri i iku qumështi; e la zinë nuk mban më zi; nuk e lë vendlindjen; na la përgjithnjë vdiq; nuk e kanë lënë shpresat shpreson; e la burrin (të fejuarën); i la lamtumirën (dikujt) u nda nga dikush përgjithmonë.
    11. v. III (me trajtë të shkurtër përemërore), edhe fig., nuk më punon më një pjesë e trupit, s'kam më fuqi ose aftësi trupore a mendore: e la dora (këmba); e kanë lënë sytë (veshët) nuk shikon (nuk dëgjon) më; e la mendja (e lanë mendtë) s'është në gjendje për të menduar; u çmend.
    12. Nuk ia prish e nuk ia ndryshoj gjendjen e mëparshme; nuk e prek, nuk e trazoj: e la dhomën (shtëpinë) rrëmujë; e la derën (dritaren) hapur; e lë dritën (kompjuterin) ndezur; e la zgjuar (në gjumë); e la të mërzitur (të qetë); 1 nuk e lejoj një nxënës a një student të kalojë në një provim a në një klasë më lart, e ngel; e rrëzoj: e la në klasë (në provim).
    13. Edhe fig., bëj që të jetë në një gjendje (kryesisht të keqe a të vështirë); i krijoj kushte të rënda, i shkaktoj një të keqe; e bëj të përjetojë diçka të rëndë (edhe në njësi frazeologjike): e la pa gjumë (pa bukë, pa para, zhveshur, zbathur); e la pa njeri (pa baba); e la në gjendje të keqe (në baltë); e la në rrenë e gënjeu; e la gisht (kalli, daulle) ia mori çdo gjë që kishte; e la pa veshë e shurdhoi fare; e la pa sy e verboi; e la pa mend e shastisi fare; e çmendi; e la pas dore (pas krahëve) (dikë a diçka) nuk u kujdes për të; e la me duar në ijë (dikë) e bëri të gajaset së qeshuri; e la me gisht në gojë (dikë) ia mori ç'kishte; e la në mjerim (në mes të katër rrugëve, në rrugë të madhe); na la (mbetëm) të shurdhër (shurdh) na la vetëm pa gaz e hare, na shkretoi.
    14. Si pj. përdoret në mënyrën urdhërore, kur flasim për diçka, që nuk duam ta zëmë në gojë: lëre, ç'ka për të thënë më vonë!; lëre, lëre se ç'e ka gjetur! / pës. lihem: i lihet shteg (diçkaje).