Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    LËBYR

    Ikal.
    1. vet. veta III. Bën që t'i zënë cipë sytë, ia vesh sytë. Sëmundja ia lëbyri sytë.
    2. fig. Të vret sytë, të verbon. Drita (bukuria) ia lëbyri sytë. Shkëlqimi t'i lëbyr sytë.
    3. fig. Ngrys ditën a jetën në një gjendje të zymtë, të brengosur a të mërzitshme. Kështu e lëbyri gjithë jetën. I lëbyri gjithë ditët në vetmi.

      Shprehje

      • Ia lëbyri mendjen ia turbulloi, ia prishi mendjen.
    IIm.
    1. Cipë e hollë që vesh syrin dhe që pengon shikimin. I ka zënë (i ka vënë) syri lëbyr.