LËKOSTËR
f.
- shih LËKOR/E,~JA 1.
- Cipa a lëvorja që vesh kokrrat e pemëve; cipa që mbulon kokrrat a farat e disa bimëve. Lëkostra e gorricës. Lëkostra e ullinjve. Lëfostrat e grurit (e orizit).
- Korja që zë toka kur thahet pas shiut; korja që zë diçka kur piqet; cipa që zë diçka kur ftohet. Lëkostër e trashë. Lëkostra e arës. Lëkostra e bukës. Lëkostra e qumështit cipa e hollë që zë qumështi pasi zihet.