LËKUNDEM
vetv.
- Tundem sa nga një anë në tjetrën, lëviz sa përpara prapa a sa poshtë lart; vet. veta III valëvitet në ajër. Lëkundej në makinë (në qerre). Lëkundej si i pirë. U lëkund dheu. Anijet lëkundeshin mbi dallgë. Gruri lëkundej lehtë. Flamurët lëkunden në ajër. Ecte duke u lëkundur.
- Përkundem, tundem. Lëkundej në kolovajzë.
- vet. veta III fig. Bëhet e paqëndrueshme diçka, dobësohet, tronditet; luhatet. U lëkundën themelet e sistemit kapitalist. Nuk lëkundet aleanca e klasës punëtore me fshatarësinë. Lëkunden çmimet në vendet kapitaliste.
- fig. Më dobësohet besimi te diçka, filloj të dyshoj dhe humbas sigurinë, vendosmërinë a këmbënguljen e mëparshme; tregohem i paqëndrueshëm e i pavendosur në mendimet në qëndrimet e në veprimet e mia, e kam në mëdyshje për të bërë diçka. Revolucionarët e vërtetë nuk lëkunden. Nuk ka kockë të fortë, lëkundet shpejt. Mbahu, mos u lëkund!
- Pës. e LËKUND.