LËKUQ
Ikal.
- E bëj pak si të kuqe diçka, e përskuq, e bëj të kuqërreme, e kuqëloj. Dielli lëkuqi majat e maleve. Zjarri e lëkuqi qiellin.
- jokal. vet. veta III. Duket si diçka e kuqe; lëshon ngjyrë të kuqërreme, kuqëlon. Një dritë e vogël lëkuqte në errësirë. Po lëkuq agimi.
IIm. sh.
- Ka, cjap etj. me qime të kuqërreme.
IIImb.
- Që vjen pak si i kuq a në të kuq, i kuqërremë; i kuq. Ka i lëkuq. Tokë e lëkuqe. Gur i lëkuq. Rrezet e lëkuqe të diellit.