Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    LËKURËTRASHË

    Im. vet. sh. zool.
    1. Kafshë gjitare si hipopotami, rinoqeronti etj., që ka lëkurë të trashë, me qime të shkurtra e të forta dhe bark të madh.
    IImb.
    1. Që e ka lëkurën të trashë; kund. lëkurëhollë. Kafshë lëkurëtrashë.
    2. Që e ka lëvoren a cipën të trashë; kund. lëkurë hollë. Pjepër (fik, patate) lëkurëtrashë.
    3. fig. Që nuk ndien shumë kur e qortojnë e nuk shqetësohet fort; që nuk preket lehtë; që nuk e zë turpi lehtë. Njeri lëkurëtrashë.