LËMSH
Im. sh.
- Pe i mbledhur si top; diçka e rrumbullakët si top a si gogël; shuk, rruzull: lëmsh leshi (pambuku); lëmsh gjalpi top gjalpi; lëmshet e njeriut (thjesht.) herdhet; nga peri mund të kapet edhe lëmshi (fj. u.).
- astr., gjeogr. Rruzull: lëmshi i tokës (i diellit, i hënës).
- fig. Diçka shumë e ngatërruar, pleksje, ndërlikim: lëmsh mendimesh (ndjenjash, intrigash); u bë puna lëmsh u ngatërrua keq.
- fig. Shtrëngim në grykë; komb, nyjë: m'u bë lëmsh në grykë (në zemër, në kraharor).
IIndajf.
- Shuk, si lëmsh: e mblodhi shaminë lëmsh; u bë lëmsh (fig.) u mblodh e u bë kruspull.
- Menjëherë e si i vdekur, në vend, top: ra lëmsh në tokë; e la lëmsh në vend e la pa ndjenja ose të vdekur; mbeti lëmsh në vend vdiq menjëherë ose ra pa ndjenja.
Shprehje
- Lëmsh të bëhesh! keq. e pësofsh!; u bëfsh keq e më keq! (kur dikush thotë se nuk di ç'të bëjë për diçka); iu mblodh (iu mbështoll) lëmshi (dikujt) iu afrua vdekja; i erdhi fundi; ngatërron (përzien) lëmshin (fijet, penjtë) e bën diçka më të ndërlikuar, më të vështirë; krijon një gjendje të vështirë; (sillet) si lëmshi në shoshë sillet kot, vjen vërdallë pa bërë ndonjë punë të dobishme; tjerr lëmshe (kundër dikujt) shpif shumë, thur intriga të mëdha.