LËNË
mb.
- Që e ka lënë dikush tjetër, që është trashëguar nga dikush, i trashëguar. Pasuri (shtëpi) e lënë. Mall i lënë.
- Që e kanë lënë ujërat, që ka mbetur nga ujërat. Tokë e lënë. Dhe i lënë.
- vjet. Që e linte, e ndante bashkëshorti dhe kthehej te prindërit, e ndarë. Grua e lënë.
- I harruar; i braktisur; që ka mbetur pa asnjë mbikëqyrje e përkujdesje; që ka mbetur pa prindër, jetim (për fëmijët). Fshat i lënë. Fëmijë i lënë.
- Që nuk kujdeset fare për veten e vet (për veshjen, për ushqimin, për kushtet e jetesës etj.), që e ka lënë veten pas dore, që e ka lëshuar veten. Njeri i lënë.
- Që e kanë lënë fuqitë nga pleqëria a nga ndonjë sëmundje; i flashkët; i mefshtë. Plak i lënë.
- Që e kanë lënë mendtë, i rrjedhur nga trutë; i çmendur, i marrë. Njeri i lënë. Është fare i lënë.