LËNG
Ikal. bised.
- Lëngëzoj: kashta i lëng hurmat.
IIm. sh.
- Lëndë e hollë rrjedhëse e pa formë, si një nga tri gjendjet kryesore të trupave (duke u dalluar nga trupat e ngurtë e të gaztë); përzierje e hollë e një trupi të ngurtë në ujë ose në një lëndë tjetër të ujshme; diçka e ujshme: lëngjet dhe gazet; lëng larës (pastrues); lëng (ujë) xhami.
- Pjesa e ujshme brenda qelizave, brenda indeve a brenda organizmave bimorë e shtazorë; pjesa e ujshme e pemëve, e mishit etj.: lëngu qelizor (indor, gastrik); lëng frutash (molle, portokalli); lëng mishi.
- bised. Lagështia që mban toka, vlagë: toka është tul e lëng.
- fig. bised. Plëng, mall e gjë, pasuri: me lëng e me plëng me laçkë e me plaçkë: kishte zënë lëng; / diçka e mirë, e këndshme e tërheqëse, kripë; hijeshi, bukuri; vlerë; bulmet: njeri pa lëng; fjalë (muhabet) pa lëng; i doli lëngu e humbi lezetin; e humbi vlerën.
Shprehje
- Hiqnin lëngun (të zitë
- ) e ullirit; jemi lëng e lakra (me dikë) jemi shumë të afërt; jemi tanët; lahet me lëngun e vet s'është as i mirë, as i keq (për një bagëti); lëre lëngun (e hyr në thela)! iron. thuaje copë, mos i bjer anës e anës!; lëng gështenjash kafe ose gjellë shumë e hollë e pa shije; lëng ndër lakra gjë fare pa rëndësi, diçka fare pa vlerë; lëng pas lëngu (lëng stërlëngu) mospërf. shumë i largët nga lidhjet e gjakut ose nga lidhjet e tjera; ka marrë lëng nën bisht (dikush) tall., ka marrë tepër hov, është azdisur dhe zor se shtrohet; është tërbuar nga të mirat; ia ka pirë lëngun (dikujt) mospërf. e njeh mirë, ia di të gjitha vlerat, veset ose huqet dhe s'ia ka më frikën; ka pirë lëngun e gjarprit (dikush) ka vuajtur shumë, ka hequr mundime të mëdha; nuk u shkon lëngu me thelën nuk kanë shkuar mirë njëri me tjetrin, nuk janë ulur asnjëherë në një sofër; të thith lëngun nën lëkurë (dikush) të shfrytëzon shumë, të pi gjakun; është shumë i pabesë.