LËNGATË
f. sh.
- Sëmundje e rëndë, që e bën njeriun të vuajë e të lëngojë në shtrat për një kohë të gjatë. Lëngatë e rëndë. I rentë një lëngatë! mallk.
- Sëmundje ngjitëse që u bie kafshëve epidemi; sëmundje që dëmton shumë bimët. Lëngata e dhive. Lëngata e pulave. Lëngata e drithërave (e misrit, e pemëve).
- fig. Vuajtje e thellë shpirtërore, brengë e madhe. E ka lëngatën përbrenda.
Shprehje
- Lëngata (sëmundja) e hënës mjek. sëmundja e tokës, epilepsia. Lëngata e thatë mjek. tuberkulozi. Lëngata e verdhë mjek. verdhëza.