Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    LËNGOJ I

    jokal.
    1. Vuaj e dergjem për shumë kohë nga një sëmundje e rëndë. Lëngoi gjatë (shumë). Lëngon në shtrat. Ka disa vjet që lëngon.
    2. fig. Vuaj shumë, heq keq a mundohem nga dikush. Kemi lënguar nën zgjedhën e të huajve (e bejlerëve, e pasanikëve). Lëngoi në burg (në dhe të huaj, në kurbet). I lëngoj zemra vuajti shumë.