Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    LËTYRË

    f. sh.
    1. Baltë e qullët, llurbëtirë. U bë dheu lëtyrë prej shiut.
    2. Ujë i papastër me mbeturina gjellësh, që del kur lajmë enët, të larat e të shpëlarat e enëve. Derdhi lëtyrat. Rronte me lëtyrat e botës.
    3. Ushqim i qullët me krunde e me ujë të ngrohtë, i përgatitur për bagëtinë.
    4. fig. Lëngëtyrë.
    5. Zhuli i trupit ose i rrobave të palara. E kishte trupin gjithë lëtyrë. I kishte rrobat me lëtyrë. I hoqi lëtyrën e jakës.
    6. fig. keq. Fundërria, llumi; diçka krejt e pavlefshme dhe e dëmshme. Lëtyra e shoqërisë së vjetër. Lëtyra e kulturës kapitaliste.