LËVARËS
m. sh.
- Rrip i vogël e i hollë, i qepur në të dy anët si lak te një send për ta varur këtë diku; shqekëz prej lëkure në të cilën shkojmë gjalmin. Lëvarësi i palltos. Lëvarësit e opingave. U këput lëvarësi.
- bot. Emërtim i përgjithshëm për bimë kacavarëse si hardhia etj., që ngjiten e kapen nëpër degët e pemëve; shtalbës.
- Fik i pjekur shumë, që varet në degë, fik i rreshkur.
- vjet. Lavjerrës. Lëvarësi i orës.