Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    LËVIZËS

    mb.
    1. Që lëviz, që vë në lëvizje diçka. Shkallë lëvizëse. Rrip lëvizës.
    2. fig. Që e shtyn të ecë përpara diçka, që sjell zhvillimin e diçkaje. Forcat lëvizëse të shoqërisë (të revolucionit).
    3. shih LËVIZSH/ËM (i), ~ME (e). Bibliotekë lëvizëse. Qendër lëvizëse.
    4. shih LËVIZOR,~E. Shkronja lëvizëse.