Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    LËVROJ

    kal.
    1. edhe jokal. Punoj tokën për ta mbjellë, lëroj. Lëvrojnë tokat. Po lëvronte në arë. Lëvronin me qe. Lëvrojnë me traktor.
    2. Kreh leshin në krehër. Lëvrojnë leshin.
    3. Bëj kërkime e studime të zellshme e frytdhënëse në një fushë të shkencës, të artit e të kulturës, e përpunoj një fushë të tillë a një çështje të caktuar në këtë fushë, e thelloj njohjen e saj, e zhvilloj dhe e shpie përpara; krijoj diçka me vlerë në fushën e letërsisë, të artit e të shkencës. Kanë lëvruar gjuhën shqipe. Lëvruan poezinë. Po lëvrojnë tema të reja në letërsi.