Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    LEGJENDË I

    f. sh.
    1. Gojëdhënë. Legjendat popullore. Legjendat mesjetare. Legjenda e Mujit dhe e Halilit. Legjendat për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun. Mbeti legjendë. Hyri në legjendë.
    2. fig. Trillim që përhapet me qëllime të caktuara për dikë a për diçka; diçka që nuk i ngjan fare së vërtetës, diçka e pabesueshme. S’u besonte kush atyre legjendave.

      Shprehje

      • E bëri legjendë diçka e zgjati shumë tregimin për diçka, duke i shtuar edhe gjëra të paqena e duke e zbukuruar me trillime.