Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    LEHTËSIM

    m. sh.
    1. Veprimi dhe gjendja sipas kuptimeve të foljeve LEHTËSOJ, LEHTËSOHEM. Lehtësimi i ngarkesës. Lehtësimi i gjendjes. Lehtësimi i dhimbjeve.
    2. Ndjenja kur çlirohemi nga një barrë e rëndë, nga një punë e vështirë dhe e lodhshme, kur shpëtojmë nga një hall, nga një brengë a hidhërim ose kur qetësohemi disi pas një fatkeqësie. Ndiente një lehtësim të madh. Ngushëllimet e shokëve i dhanë (i sollën) një farë lehtësimi.
    3. shih LEHTËSI,~A
    4. I bëri një lehtësim dikujt. Ka shumë lehtësime.