Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    LEHTËSOHEM

    vetv.
    1. Heq një pjesë të peshës që mbaj përsipër, e bëj më të lehtë ngarkesën; kund. rëndohem. U lehtësua ca nga plaçkat (nga barra, nga armatimet).
    2. Bëhem më i lehtë në peshë, rëndoj më pak nga ç'kam qenë më parë; kund. rëndohem. Është lehtësuar në trup.
    3. vet. veta III (zakon. me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore). Më zvogëlohet një barrë e rëndë, një detyrë a një përgjegjësi që kam, më pakësohen vështirësitë, më bëhet më e lehtë puna e jetesa; kund. rëndohet. Iu lehtësua puna (detyra, jetesa). U lehtësua kooperativa. Iu lehtësua përgjegjësia (faji).
    4. vet. veta III. Bëhet më i lehtë; vjen në një gjendje më të lehtë a më pak të vështirë, përmirësohet; kund. rëndohet; keqësohet. Iu lehtësua sëmundja. Iu lehtësuan dhimbjet. Është lehtësuar gjendja. Iu lehtësua jetesa.
    5. vet. veta III (me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore). Bëhem më mirë (kur vuaj nga ndonjë sëmundje), më pakësohen dhimbjet a vuajtjet e shkaktuara nga një sëmundje. M`u lehtësuan veshët. M`u lehtësua koka. Iu lehtësuan dhimbjet (vuajtjet).
    6. fig. Çlirohem në një farë mase nga një barrë a nga një ndjenjë e rëndë, nga një brengë, nga një ankth etj., qetësohem disi pas një fatkeqësie, më pakësohen vuajtjet shpirtërore. U lehtësua në zemër (në shpirt). U lehtësua kur mori vesh se i biri ishte gjallë. Kohët e fundit është lehtësuar mjaft.
    7. fig. Bëhem i lehtë nga mendja, bëhem matuf, matufosem, rrëgjohem. U lehtësua shumë në pleqëri.
    8. Pës. e LEHTËSOJ.

      Shprehje

      • M'u lehtësuan krahët jam më i lirë a kam kushte më të mira për të bërë diçka.