LESË
If. kryes. sh.
- Xhufka zbukuruese sidomos në veshjet popullore të grave.
IIf. sh.
- Vegël bujqësore, prej disa drurësh e thurjesh me thupra, që përdoret për të copëtuar plisat ose për të mbuluar farën në arë; trinë: i shkoi (i hoqi) lesën e lesoi; merr lesë mund të lesohet.
- Derë e vogël me thupra të thurura në vathë a në ndonjë shteg tjetër kalimi; gardh thuprash të thurura; trinë e thurur rrallë, mbi të cilën rrihen kallinjtë e misrit: lesa e kasolles (e kopshtit); lesë për të zënë peshq; fiqtë i ndejnë në lesë.
- Thurimë me purteka, me kashtë etj., për të mbuluar a për të mbartur diçka; sajë, rrëshqitëse.
Shprehje
- U bë lesë u bë tapë; e bëri për lesë (dikë) e rrahu fort, e shqepi në dru; i bëri (i thuri) lesa (dikujt) i bëri një kurth, i ngriti grackë; i vuri lesë (dikujt a diçkaje) e ndaloi, e pengoi, ia preu hovin, i vuri gardh; i vuri lesën (diçkaje) e mbylli një çështje, i vuri kapak; e vuri (ë futi) në lesë (dikë) e futi në kurth.