Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    LESH

    Ias.
    1. Lesh: leshtë e ujkut, thonjtë e bufit (fj. u.) kundër të keqit e të egrit duhet përdorur forca; i ka rënë leshtë e kokës (diku) (fig.) ka kaluar shumë kohë a një pjesë të madhe të jetës a është plakur në një vend; (me diçka) ka shumë kohë që merret me një punë, e njeh shumë mirë, është plakur duke u marrë me të; la leshtë e kokës (për diçka) dha edhe jetën për t'ia arritur; i kushtoi shumë mund; pagoi leshtë e kokës (fig.) e pagoi shumë shtrenjtë.

      Shprehje

      • U bë lesh e li u bë rrëmujë, u ngatërrua keq; u përzien gjëra te ndryshme; i foli pa lesh në bark (dikujt) i foli me zemër të hapur, i foli me çiltëri e padjallëzi; të leshit e të lirit të mirat e të këqijat, të larat e të palarat; lau lesh (në dikë) e rrahu mirë e mirë, e zhdëpi në dru; ia mori hakun shumëfish; la leshin në vrimë doli me humbje të madhe në një punë, e pësoi keq; është ngrohur në leshin e vet është mbyllur në vetvete, nuk është i hapur me të tjerët.
    IIm. sh.
    1. nj. Tërësia e qimeve që mbulojnë lëkurën e bagëtive të imëta, të deveve etj.; filli që bëhet prej tyre; qimet në trupin e njeriut a të majmunit: lesh i dhirtë; lesh deleje (deveje); një bashkë lesh; delja ku kullot, atje lë leshin (fj. u.); shkoi (vajti) për lesh e doli (u kthye, erdhi) i qethur (fj. u.) (iron.) shkoi për të fituar, po humbi edhe atë që kishte pasur; vajti për t'i kërkuar llogari dikujt, po i kërkuan llogari atij vetë dhe e vunë përpara; / kryes. sh. flokët e njeriut: leshrat e kokës; iu drodhën leshrat e kokës (fig.) u tmerrua; ia dha leshrat në dorë ia shkuli flokët; fig. e rrahu mirë, ia tregoi qejfin kur i ra në dorë; iu ngritën leshrat e kokës përpjetë (fig.) u tmerrua.
    2. Pushi që mbulon kërcellin, gjethet ose frytet e disa bimëve; pushi i disa krimbave e kandrrave: ftua (pjeshkë) me lesh; krimb me lesh.
    3. nj. Lëndë si fije të holla, që përdoret për të izoluar ose për të veshur sende të ndryshme: lesh xhami (druri).