LESHEM
vetv.
- Fillojnë të më dalin qimet në fytyrë. Është leshur në faqe.
- fig. bised. E kaloj moshën e miturisë e të rinisë së parë, bëhem burrë, burrërohem. U lesh djali.
- vet. veta III. Mbushet me push a me fije të holla (për disa bimë). U leshën bamjet.
- fig. keq. Mbuloj a fsheh veprimet e këqija, fshihem. Kërkonte të leshej.